Administrata talebane e Afganistanit tha të martën se siguroi Taxhikistanin fqinj se ishte gati të forconte sigurinë kufitare dhe të kryente hetime të përbashkëta, pas sulmeve që Dushanbe tha se u nisën nga territori afgan dhe vranë pesë shtetas kinezë gjatë javës së kaluar.
Në një telefonatë me homologun e tij taxhik, Ministri i Jashtëm afgan, Amir Khan Muttaqi, shprehu keqardhje dhe tha se Kabuli ishte i përgatitur të rriste koordinimin midis forcave kufitare.
"Masat e përbashkëta kundër elementëve keqdashës, janë një domosdoshmëri urgjente", theksoi kryediplomati afgan nw telefonatën me homologun taxhik./ Reuters.
© SYRI.net