Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Indonezi, 631 të vdekur dhe 472 të plagosur

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Indonezi, 631 të vdekur dhe 472 të plagosur

07:45, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë ishullin e madh të Sumatrës në Indonezi ditët e fundit është rritur në 631, teksa mbi 1 milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, tha agjencia e katastrofave të vendit.

472 persona të tjerë janë ende të zhdukur dhe 2,600 të tjerë të plagosur në tre provinca të ishullit, në pjesën perëndimore të arkipelagut indonezian, tha agjencia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco