Djali i bosit meksikan të drogës, 'El Chapo' pranon fajësinë në SHBA

Djali i bosit meksikan të drogës, 'El Chapo' pranon fajësinë në SHBA

07:31, 02/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Joaquin Guzman Lopez, djali i bosit famëkeq meksikan të drogës ” El Chapo”, i cili aktualisht është i burgosur në Shtetet e Bashkuara është deklaruar fajtor në një gjyq penal në Çikago për akuzat e trafikimit të drogës dhe pjesëmarrjes në një organizatë kriminale, raportoi Chicago Tribune.

Vëllai i tij, Ovidio Guzman, kishte deklaruar fajësinë në korrik për akuza të ngjashme. Të dy këta shtetas akuzohen se kanë vazhduar aktivitetet kriminale të babait të tyre, Joaquin “El Chapo” Guzman, ish-liderit të kartelit Sinaloa.

Joaquín Guzmán López, 39 vjeç, u arrestua në korrik 2024 pasi mbërriti në Teksas me një avion të vogël privat me bashkëthemeluesin e kartelit Sinaloa, Ismael “El Mayo” Zamada.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco