Trump thërret takim urgjent në Zyrën Ovale për krizën në Venezuelë, çfarë mund të ndodhë me Maduron?

Trump thërret takim urgjent në Zyrën Ovale për krizën në Venezuelë, çfarë mund të ndodhë me Maduron?

17:19, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan Donald Trump ka thirrur këtë pasdite një takim urgjent në Zyrën Ovale, për të diskutuar hapat e radhës të administratës ndaj situatës në Venezuelë, teksa SHBA ka rritur ndjeshëm presionin politik dhe ushtarak në rajon.

Sipas burimeve të cituara nga CNN, në takim pritet të marrin pjesë figura kyçe të sigurisë kombëtare, përfshirë:

• Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth

• Shefin e Shtabit të Përbashkët, Gjeneral Dan Kaine

• Sekretarin e Shtetit Marco Rubio

• Shefen e Stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles

• Zëvendës Shefin e Shtabit Stephen Miller

Takimi, i planifikuar për në orën 17:00 me orën lokale, zhvillohet në një moment tensionesh të shtuara, pasi SHBA ka intensifikuar operacionet kundër anijeve të dyshuara për trafik droge dhe ka rritur praninë ushtarake në Karaibe.

Javën e kaluar, Trump deklaroi se SHBA do t’i japin fund “shumë shpejt” trafikut të drogës në tokë, duke paralajmëruar masa shtesë përtej operacioneve detare. Gjatë fundjavës, ai lëshoi një paralajmërim publik, duke u bërë thirrje linjave ajrore, pilotëve dhe rrjeteve kriminale të shmangin hapësirën ajrore venezueliane.

Presidenti konfirmoi gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin venezuelian Nicolás Maduro, pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e bisedës.

Ndërkohë, anëtarët e Kongresit amerikan vijojnë të ngrenë pikëpyetje mbi ligjshmërinë e operacioneve detare amerikane, të cilat, sipas raporteve, kanë rezultuar në mbi 80 viktima gjatë përplasjes me anijet e dyshuara për trafik droge.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco