E rëndë në Brazil/ 19-vjeçari kapërcen murin 6 metra e hyn në kafazin e luaneshës, ajo e vret

E rëndë në Brazil/ 19-vjeçari kapërcen murin 6 metra e hyn në kafazin e luaneshës, ajo e vret

15:30, 01/12/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 19-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua nga një luaneshë, pasi kishte kaluar murin 6-metërsh të kopshtit zoologjik për të hyrë në kafazin e saj.

Burri humbi jetën dje pasi hyri në kopshtin zoologjik 'Parque Arruda Câmara', i njohur si Bica, në João Pessoa të Brazilit.

Ai kaloi murin mbi gjashtë metra të lartë dhe shmangu gardhet e sigurisë, duke hyrë më pas në hapësirën e kafshëve pasi u ngjit mbi një pemë. Sapo zbriti në tokë, luanesha reagoi menjëherë ndaj pranisë së tij.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e frikshëm kur luanesha i afrohet dhe e sulmon.

Pas aksidentit, kopshti zoologjik është mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për rrethanat e tragjedisë, duke pretenduar se kompania po zbatonte të gjitha masat e sigurisë.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco