‘Shumë gjëra mund të ndryshojnë’, Zelensky telefonon Rutten: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

‘Shumë gjëra mund të ndryshojnë’, Zelensky telefonon Rutten: Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën

19:18, 30/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka pasur bisedime me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Përmes një reagimi në platformën sociale X, Zelensky theksoi se ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën, duke paralajmëruar se shumë gjëra mund të ndryshojnë

“Këto janë ditë të rëndësishme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë. Ne po i koordinojmë ngushtë aktivitetet tona dhe aktivitetet me të gjithë partnerët. Po bisedojmë për masat e përbashkëta, qëndrimet e përbashkëta që kam besim se do të jenë jashtëzakonisht efektive”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu deklaroi se ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa shtoi se e ka siguruar se mbështetja e BE nuk do të mungojë.

Biseda me kreun e NATO-s, vjen ndërsa në Florida mbahet takimet mes udhëheqësve për planin e paqes së SHBA në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco