Rrugët e Michiganit janë mbuluar nga dëbora që prej orëve të para të mëngjesit. Stuhia dimërore ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka njoftuar se moti i keq do të përfshijë pjesën më të madhe të SHBA-së të martën, duke sjellë stuhi dhe temperatura të ulëta.
Kjo parashikohet të shkaktojë izolimin e miliona amerikanëve si pasojë e reshjeve të dendura ose ndërprerjeve të energjisë elektrike. Gjithashtu raportohet për vonesa në fluturime dhe anulime.
© SYRI.net