Tensionet SHBA-Venezuelë, Trump bisedë telefonike më Maduron, nuk përjashtohet takimi mes dy liderëve

Tensionet SHBA-Venezuelë, Trump bisedë telefonike më Maduron, nuk përjashtohet takimi mes dy liderëve

21:39, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në telefon me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, javën e kaluar.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane, të cilat citojnë burime brenda Shtëpis ës ë bardhë.

Mësohet se gjatë bisedës telefonike është biseduar në lidhje me një takim të mundshëm, megjithëse për këtë nuk ka plane të menjëhershme.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ishte gjithashtu i pranishëm në bisedën që u zhvillua në fund të javës së kaluar.

Disa ditë më parë, Axios raportoi se Trump dëshiron të ketë kontakte të drejtpërdrejta me Maduron.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi zyrtarisht mbi raportin dhe qeveria venezueliane refuzoi të komentonte, por dy persona pranë qeverisë venezueliane konfirmuan se u zhvillua një telefonatë.

Vlen të përmendet se biseda u zhvillua disa ditë para se të hynte në fuqi vendimi i Departamentit të Shtetit për të shpallur Maduron udhëheqës të kartelit Del los Soles , të cilin qeveria amerikane e konsideron një organizatë të huaj terroriste. E gjithë kjo vjen në një sfond tensionesh, pasi SHBA-të kanë forcuar ndjeshëm praninë e tyre ushtarake në Karaibe duke pasur parasysh Venezuelën , siç thekson New York Times.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco