Sirianët në të gjithë vendin u mblodhën të premten për të përkujtuar fillimin e ofensivës së shpejtë për të rrëzuar ish-presidentin Bashar al-Assad.
Mediat shtetërore raportuan se ngjarjet publike pas lutjeve të së premtes u organizuan në përgjigje të një thirrjeje nga Presidenti i përkohshëm Ahmed al-Sharaa.
Televizioni shtetëror sirian transmetoi imazhe të turmave që mbanin flamurin e ri sirian dhe brohorisnin "Zoti e bekoftë Sirinë", me pjesëmarrësit që i përshkruanin tubimet si një shprehje të unitetit kombëtar dhe sfidës kundër sulmeve të fundit izraelite.
Një grua i tha televizionit shtetëror se “gjëja e rëndësishme është uniteti, sepse nëse jemi të bashkuar, mund të rindërtojmë atë që u shkatërrua”.
Ofensiva e rrufeshme nga grupet islamike kundër al-Asadit filloi më 27 nëntor të vitit të kaluar dhe përfundoi më 8 dhjetor, me fundin e regjimit të al-Asadit dhe largimin e tij jashtë vendit.
Shumë pjesëmarrës e portretizuan përvjetorin si një vazhdimësi të aspiratave që datojnë që nga lëvizja protestuese, e cila filloi në mars të vitit 2011 kundër regjimit të al-Asadit, si pjesë e të ashtuquajturës Pranverë Arabe./ DPA News.
© SYRI.net