230 mijë euro gjoba për banesat bosh/ Qyteti gjerman merr masa të ashpra

230 mijë euro gjoba për banesat bosh/ Qyteti gjerman merr masa të ashpra

19:27, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

BILD

Linjë e fortë kundër banesave bosh!

Për shkak të pronave të paluajtshme që qëndronin bosh në mënyrë ilegale, Drejtoria e Shërbimeve Sociale nw Mynih tw Gjermanisw ka vendosur gjoba në total rreth 230.000 euro. Katër objekte preken – një apartament, një shtëpi me tarracë, një shtëpi familjare dhe një ndërtesë me më shumë familje. Arsyeja: Në Mynih ka mungesë të theksuar të banesave.

Rregulli është i qartë: Nëse një banesë mbetet e pabanueshme më shumë se tre muaj, ky mund të konsiderohet keqpërdorim. Atëherë ndërhyn administrata. Megjithatë, ka përjashtime. Në rast të shitjes së planifikuar, ose rinovimit, nuk ka ndëshkim. Edhe mosmarrëveshjet e trashëgimisë janë arsye përjashtuese.

Zëvendëskryetarja e tretë e Mynihut, Verena Dietl (SPD), theksoi: “Çdo banesë ka rëndësi në një qytet ku ka kaq shumë njerëz që kërkojnë strehim të përballueshëm”.

Politikania e SPD-së nënvizoi se Mynihu vepron në mënyrë konsekuente kundër banesave bosh ilegale. Qëllimi: Të rikthehen njësitë e banimit në treg, që njerëzit të kenë një çati mbi kokë.

Drejtoria e Shërbimeve Sociale kontrollon rastet e banesave bosh dhe vendos gjoba të rënda për shkelje. Gjobat e vendosura tani dërgojnë një mesazh: Kush keqpërdor hapësira banimi, duhet të presë pasoja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco