U plagosën rëndë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori i dyshuar që qëlloi dy anëtarë të Gardës Kombëtare, një shtetas afgan

U plagosën rëndë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori i dyshuar që qëlloi dy anëtarë të Gardës Kombëtare, një shtetas afgan

07:47, 27/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë plagosur rëndë pasi u qëlluan me armë në Uashington DC, vetëm dy blloqe larg Shtëpisë së Bardhë, në një sulm që kryebashkiakja e qytetit e quajti “sulm i synuar”. Sipas policisë, një person i vetëm hapi zjarr ndaj dy pjesëtarëve të Gardës Kombëtare të Virxhinias Perëndimore të mërkurën pasdite, përpara se të neutralizohej nga pjesëtarë të tjerë të Gardës që ndodheshin pranë dhe dëgjuan të shtënat.

Image

Presidenti Donald Trump, i cili ndodhej në Florida në momentin e ngjarjes, tha se autori i dyshuar është një shtetas afgan që hyri në SHBA në shtator të vitit 2021. Ai premtoi dënimin maksimal për atë që e cilësoi si “akt të së keqes, urrejtjes dhe terrorit”.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare identifikoi të dyshuarin si Rahmanullah Lakamal, duke e cilësuar atë “një të huaj kriminal nga Afganistani”. Statusi i tij i imigracionit mbetet i paqartë.

LEXO EDHE: Two National Guard members in critical condition after shooting near White House

SHBA pezullon të gjitha aplikimet e afganëve

Shërbimi i Shtetësisë dhe Imigracionit njoftoi se ka pezulluar përkohësisht përpunimin e të gjitha kërkesave të afganëve, në pritje të një rishikimi të protokolleve të verifikimit.

Sipas Task Forcës së Përbashkët DC, sulmi ndodhi rreth orës 14:15 pranë stacionit të metrosë Farragut Square. Dy ushtarët ishin në patrullë me dukshmëri të lartë në zonën e rrugëve 17th dhe I Street.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, e quajti sulmin “akt të hapur dhune të tmerrshme”, ndërsa policia tha se ushtarët “u zunë në pritë”.

Autori i dyshuar u qëllua katër herë gjatë ndërhyrjes së Gardës Kombëtare dhe u dërgua në spital. Motivi ende nuk është i qartë, dhe sipas burimeve të CBS, ai nuk ka bashkëpunuar me autoritetet.

Reagime politike dhe masa sigurie

Nga resorti i tij në Mar-a-Lago, Trump e quajti autorin “animal” dhe tha se “do të paguajë një çmim shumë të lartë”.

Zv.presidenti JD Vance u bëri thirrje qytetarëve të luten për viktimat.

Guvernatori i Virxhinias Perëndimore, Patrick Morrisey, fillimisht deklaroi gabimisht se viktimat kishin ndërruar jetë, por më vonë tha se kishte “informacione kontradiktore”.

Sulmi shkaktoi pezullimin e përkohshëm të fluturimeve në aeroportin Ronald Reagan në prag të festës së Falënderimeve.

Në vendngjarje u panë xhama të thyer, forca të shumta policore dhe pjesëtarë të Gardës Kombëtare. Dëshmitarët treguan se dëgjuan disa të shtëna dhe panë njerëz që largoheshin me vrap për t’u strehuar.

Trump kërkon 500 trupa të tjera në DC

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se presidenti ka kërkuar 500 pjesëtarë të tjerë të Gardës Kombëtare pas sulmit.

Aktualisht në DC janë dislokuar rreth 2,200 pjesëtarë të Gardës Kombëtare nga disa shtete amerikane.

Garda Kombëtare u vendos në Uashington në gusht, pasi Trump shpalli “emergjencë kriminaliteti” në qytet.

Kriminaliteti në rënie

Sipas policisë së Uashingtonit, numri i vrasjeve ka rënë ndjeshëm këtë vit, nga 107 në 62 për periudhën 25 maj – 25 nëntor. Krimet totale kanë rënë nga rreth 9,500 vitin e kaluar në afro 6,500 këtë vit.

Trump ka dërguar Gardën Kombëtare edhe në qytete të tjera të drejtuara nga demokratët, si Los Angeles, Chicago dhe Memphis, duke argumentuar se dislokimi i trupave ishte i nevojshëm për të luftuar kriminalitetin. Kundërshtarët kanë ngritur padi, duke e akuzuar administratën për tejkalim të kompetencave.

Burimi: BBC/ Përktheu: Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco