Avioni me mbi 60 pasagjerë del nga pista në Vilnius, nuk raportohet për të lënduar

Avioni me mbi 60 pasagjerë del nga pista në Vilnius, nuk raportohet për të lënduar

18:02, 26/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një avion pasagjerësh i kompanisë polake LOT doli nga pista në aeroportin e Vilniusit, në Lituani, pas mbërritjes nga Varshava të mërkurën, duke shkaktuar pezullimin e të gjithë trafikut ajror në aeroport, njoftoi operatori i tij.

Sipas mediave të huaja, të gjithë pasagjerët e fluturimit me numër LO771 u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk pati raportime për persona të lënduar. Lajmi u konfirmua nga vetë aeroporti përmes një postimi në Facebook.

Avioni i tipit Embraer 170 transportonte 63 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, bëri të ditur një zëdhënës i LOT në platformën X.

‘Pas uljes, të gjithë pasagjerët zbritën normalisht përmes shkallëve të lëvizshme dhe më pas u transportuan drejt terminalit,’ tha zëdhënësi.

Aeroporti bëri të ditur se pista do të mbetet e mbyllur deri në orën 19:00 (17:00 GMT). Po ashtu, u këshilloi udhëtarët, fluturimet e të cilëve ishin planifikuar të niseshin gjatë ditës së mërkurë nga Vilniusi, të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm mbi nisjet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco