Një nënë është dënuar këtë të mërkurën me burgim të përjetshëm në Zelandën e Re për vrasjen e dy fëmijëve të saj të vegjël. Ajo pas aktit të rëndë ka futur trupat e fëmijëve në valixhe në një depo të braktisur më shumë se tre vjet më parë.
Hakyung Lee u shpall fajtore në shtator pasi pranoi vrasjen e fëmijëve të saj, të moshës tetë dhe gjashtë vjeç në vitin 2018. Avokatët e Lee argumentuan se burgimi i përjetshëm është një dënim i padrejtë për shkak të problemeve të shëndetit mendor të saj, por prokurorët vendosën se nuk kishte prova që Lee kishte tendenca vetëvrasëse në kohën e krimeve.
Gjykatësi Geoffrey Venning e hodhi poshtë kërkesën për një dënim më të lehtë, megjithëse miratoi trajtimin e saj të detyrueshëm në një psikiatre. Lee u kishte dhënë fëmijëve doza të shumta me ilaçe përpara se t’i mbështillte trupat e tyre në qese plastike dhe t’i vendoste në valixhe.
© SYRI.net