Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë me gazetarët salla Azem Hajdari , selia e PD

‘Një herë në 300 vjet’ - Reshjet e mëdha ‘përmbysin’ Tajlandën

‘Një herë në 300 vjet’ - Reshjet e mëdha ‘përmbysin’ Tajlandën

08:48, 26/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pjesë të Tajlandës po përballen me përmbytje rekord, të cilat kanë vrarë të paktën 33 persona dhe i kanë shtyrë autoritetet të dërgojnë anije ushtarake dhe helikopterë për të mbështetur përpjekjet e ndihmës.

Përmbytja ka goditur dhjetë provinca në të gjithë jugun e vendit gjatë javës së kaluar, me qytetin Hat Yai, një qendër biznesi në kufi me Malajzinë, që ka regjistruar reshjet më të mëdha të shiut në 300 vjet - 335 mm në një ditë të vetme, shkruan BBC.

Fotografitë tregojnë automjete dhe shtëpi të zhytura në qytet, ndërsa banorët e dëshpëruar presin shpëtim në çatitë e tyre.

Shirat e pandërprera kanë shkatërruar edhe vendet fqinje. Në Vietnam, numri i të vdekurve është rritur në 98 brenda një jave, ndërsa në Malajzi, më shumë se 19,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco