Rusia sulme me dronë në Kharkiv gjatë natës, plagosen 32 persona,mes tyre edhe dy fëmijë

Rusia sulme me dronë në Kharkiv gjatë natës, plagosen 32 persona,mes tyre edhe dy fëmijë

07:48, 19/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një sulm i natës nga forcat ruse në qytetin verilindor të Kharkivit ka lënë të plagosur 32 persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Sipas autoriteteve ukrainase, gjatë sulmit u përdorën shumë dronë, të cilët shkaktuan zjarre në disa zona të qytetit.

Brigadat e Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u mobilizuan menjëherë për të shuar flakët dhe për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Për momentin, nuk raportohet për viktima, ndërsa hetimet mbi dëmet dhe natyrën e sulmit vijojnë.

Autoritetet paralajmërojnë se qyteti mund të përballet sërish me goditje të ngjashme, për shkak të intensifikimit të ofensivave ajrore ruse në këtë rajon.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco