Një sulm me automjet dhe thikë vrau një izraelit dhe plagosi 3 të tjerë sot, në pjesën jugore të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Lajmi u konfirmua edhe Shërbimet Izraelite të Shpëtimit dhe ushtria izraelite IDF.
Magen David Adom (MDA), ekuivalenti izraelit i Kryqit të Kuq, njoftoi vdekjen e një burri, rreth 30 vjeç, dhe tha se kishte transferuar tre persona të tjerë në spitalet e Jerusalemit, përfshirë një grua rreth 40 vjeçe dhe një adoleshent 15-vjeçar, “të cilët kanë plagë nga një objekt i mprehtë”.
Incidentet e dhunshme ndodhën një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së i dha mbështetje “Planit për Sigurinë dhe Qeverisjen e Gazës” të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, një plan që Hamasi e hodhi poshtë.
Nga ana e saj, ushtria foli, pa sqarime të mëtejshme, për një sulm me një makinë dhe një thikë në të njëjtin vend.
Kryqëzimi Gus Etzion, ku ndodhi sulmi dhe i vendosur në rrugën midis qyteteve palestineze të Betlehemit dhe Hebronit dhe pranë vendbanimeve hebraike në pjesën jugore të Bregut Perëndimor të pushtuar, ka qenë skenë e sulmeve të shumta kundër izraelitëve që nga fundi i vitit 2015.
© SYRI.net