Imazhe të pabesueshme po vijnë nga Irlanda, ku erërat e forta, të shoqëruara me shira të rrëmbyeshëm, kanë nxjerrë sasi të mëdha shkume deti në bregdetin pranë Dublinit.
Fenomeni i pazakontë u regjistrua pranë qytetit Loughshinny dhe banorët mbetën të shtangur nga një skenë që disa e kanë përshkruar si "biblike".
Pamjet, të cilat janë bërë virale në rrjete sociale, tregojnë shkumën nëpër tokë.
Ato u postuan nga Alan O'Reilly i Carlow Weather."Shkumë deti në Loughshinny, Dublin Verior, sot - e ndarë nga një ndjekës që ka jetuar atje për 50 vjet dhe nuk ka parë kurrë kaq shumë", shkroi O'Reilly krahas videos.
Sea foam in Loughshinny North Dublin today shared by a follower living there 50 years and has never seen so much before. pic.twitter.com/1fwHAtTTyD
© SYRI.net