Papa mirëpret yjet e Hollivudit në Vatikan: Kinemaja, gjuhë e paqes

Papa mirëpret yjet e Hollivudit në Vatikan: Kinemaja, gjuhë e paqes

20:49, 15/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një audiencë me yjet e Hollivudit, Papa Leo nxiti aktorët dhe regjisorët, përfshirë Cate Blanchett, Viggo Mortensen dhe Monica Bellucci, të vazhdojnë punën e tyre si “pelegrinë të imagjinatës”, për të ndihmuar në “sjelljen e shpresës”.

Ky takim ishte një mbështetjeje nga Leo XIV për industrinë globale të filmit.

Në takimin e tij me më shumë se 160 regjisorë, aktorë dhe regjisorë, në Vatikan, Papa i falënderoi për nxitjen e "dinjitetit njerëzor", jo duke shfrytëzuar dhimbjen.

Takimi, i cili u mbajt sot në Sallën Klementine, ishte i pari i këtij lloji në Vatikan dhe u cilësua nga regjisor Spike Lee si një “ditë e madhe”

Papa inkurajoi regjisorët që të mos shmangin atë që i quajti “plagët e botës”.

“Dhuna, varfëria, eksodi, vetmia, varësia dhe luftërat e harruara janë çështje që duhet të njihen dhe të tregohen,” tha Papa. “Kinemaja e mirë nuk shfrytëzon dhimbjen; ajo e njeh dhe e eksploron. Kjo është ajo që kanë bërë të gjithë regjisorët e mëdhenj.

Papa ngrit zërin dhe kundër mbylljes së kinemave, të cilat i përshkroi si “zemrën rrahëse të komuniteteve”.

“Shumë njerëz po thonë se arti i kinemasë dhe përvoja kinematografike janë në rrezik. Unë i inkurajoj institucionet që të mos dorëzohen, por të bashkëpunojnë për të afirmuar vlerën sociale dhe kulturore të kësaj veprimtarie,” tha Papa.

Pas një fjalimi pesëmbëdhjetë minutësh dhe një bekimi, ai takoi secilin pjesëmarrës veç e veç.

Cate Blanchett, Aktorja, që punon me agjencinë e refugjatëve të OKB-së (UNHCR), i vendosi Papa një byzylyk të thurur në dorë.

“Ishte një byzylyk që unë e mbaj në solidaritet me njerëzit e zhvendosur,” shpjegoi më vonë.

Ndërsa regjisori Spike Lee i dhuroi Papës një fanellë të New York Knicks me numrin 14 dhe mbishkrimin “Pope Leo”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco