Krim në familje, 80-vjeçari vret me thikë bashkëshorten

Krim në familje, 80-vjeçari vret me thikë bashkëshorten

18:35, 15/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grua 81-vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Via Pezza në Mesenzana, në provincën e Varese në Itali, me disa plagë thike në trup.

Ishin fqinjët ata që njoftuan për ndihmë, pasi panë të shoqin e saj duke bërtitur para shtëpisë.

Autoritetet pas mbërritjes në vendngjarja kuptuan se gruaja ishte vrarë nga duart e të shoqit, teksa vunë në pranga këtë të fundit.

I moshuari u dërgua në komisariat, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë akt. Nga ana tjetër, autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen dhe dokumentin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco