Rusia lëshoi 3 raketa balistike mbi Ukrainë në një valë sulmesh gjatë natës, teksa bilanci I viktimave përgjatë 24 orëve të fundit shkoi në 9. Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur sipas autoriteteve rajonale. Sulmet ruse kanë vijuar nga e premtja në të shtunë, me lëshimin e 3 raketave Kinzhal Kh-47M2 e po ashtu rreth 135 dronëve përfshirë Shahed.
Sipas forcave të armatosura të Ukrainës 2 raketa balistike dhe 91 dronë armiq ishin interceptuar. 13 lokacione raportohet të jenë goditur nga dronët e tjerë dhe një prej raketave, ndërsa mbetjet e dronëve të shkatërruar shkaktuan dëme në disa zona.
Vala e re e sulmeve vjen pas bombardimeve të së premtes mbi kryeqytetin Kiev, që shkaktuan 7 viktima dhe plagosën 36 të tjerë duke shkaktuar dëme në 9 lagje të kryeqytetit. Sulmet pati edhe në rajonin jugor të Kherson, ku u raportua një viktimë.
NjĂ« person u vra nĂ« distriktin e Nikopol, ndĂ«rsa nĂ« Donjetsk u shĂ«nua njĂ« I plagosur. Sulme gjatĂ« nates pĂ«rjetuan edhe rajonet e Sumi dhe Harkiv.Â
© SYRI.net