'Shoh një grua të çmendur që vetëm ankohet'/ Trump kritikon ashpër kongresmenen republikane

'Shoh një grua të çmendur që vetëm ankohet'/ Trump kritikon ashpër kongresmenen republikane

10:01, 15/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar publikisht përfaqësuesen republikane Marjorie Taylor Greene, një aleate e dikurshme dhe figurë kryesore e së djathtës radikale, në një kohë kur lëvizja MAGA po përballet me tensione të brendshme.

“Po tërheq mbështetjen time për përfaqësuesen Marjorie Taylor Greene”, shkroi Trump në platformën Truth Social. “E vetmja gjë që shoh është ‘të çmendurën’ Maggie duke u ANKUaR, ANKAR, ANKUAR”, shtoi ai për kongresmenen, e cila kohët e fundit ka kritikuar politikat e tij dhe mënyrën se si ai ka trajtuar çështjen Epstein.

Të hënën, Trump deklaroi se Marjorie Taylor Greene kishte “gabuar” duke e nxitur të përqendrohej në politikën e brendshme. Politikania 51-vjeçare gjithashtu ka kërkuar që të bëhet publikimi i plotë i informacionit mbi çështjen Epstein, që përfshin një abuzues të dënuar seksual, i cili vdiq në një burg në Nju Jork para se të përfundonte gjyqi.

Qëndrimi i Marjorie Taylor Greene ka shkaktuar spekulime rreth ambicieve të saj të mundshme për t’u kandiduar për presidente, pasi ajo duket se po shkon përtej sloganit të fushatës së Presidentit Trump, “Amerika e Para”, për të përqafuar një pozicion më radikal, të përshkruar si “Vetëm Amerika”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco