Trembëdhjetë orë me prekje - brenda një prej ditëve më të gjata të provimeve në botë

Trembëdhjetë orë me prekje - brenda një prej ditëve më të gjata të provimeve në botë

07:03, 15/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Çdo nëntor, Koreja e Jugut ndalon për shkak të provimit të famshëm të pranimit në universitet. Dyqanet mbyllen, fluturimet e aeroplanëve shtyhen për të ulur zhurmën, madje edhe ritmi i udhëtimit të mëngjesit ngadalësohet për studentët. Në fund të pasdites, shumica e kandidatëve dalin nga portat e shkollës, duke marrë frymë të lehtësuar dhe përqafojnë anëtarët e familjes që i presin jashtë.

Por jo të gjithë përfundojnë në atë orë. Edhe kur errësira ka rënë plotësisht dhe nata ka ardhur, disa studentë janë ende në dhomën e provimit – duke përfunduar afër orës 22:00, raporton bbc.

Ata janë studentët e verbër, të cilët shpesh kalojnë më shumë se 12 orë duke bërë versionin më të gjatë të Suneung. Të enjten, më shumë se 550 mijë studentë në të gjithë vendin do të ulen për Suneung – një shkurtim i “College Scholastic Ability Test (CSAT)”, në gjuhën koreane. Ky është numri më i madh i aplikantëve në shtatë vitet e fundit.

Ky provim nuk përcakton vetëm nëse njerëzit do të mund të shkojnë në universitet, por mund të ndikojë edhe në perspektivat e tyre për punë, të ardhurat, vendin ku do të jetojnë, madje edhe marrëdhëniet e ardhshme.

Në varësi të zgjedhjeve të tyre të lëndëve, studentët përgjigjen rreth 200 pyetjeve në gjuhën koreane, matematikë, anglisht, shkenca shoqërore ose natyrore, një gjuhë të huaj shtesë dhe Hanja (karaktere klasike kineze të përdorura në koreane).

Për shumicën e studentëve, është një maratonë tetë-orëshe e provimeve njëra pas tjetrës. Ata fillojnë provimin Suneung në 08:40 dhe përfundojnë rreth 17:40.

Studentëve të verbër me dëmtime të rënda të shikimit, megjithatë, u jepet 1.7 herë kohëzgjatje më tepër se studentëve të tjerë.

Kjo do të thotë që nëse ata bëjnë edhe seksionin e gjuhës së huaj shtesë, provimi mund të përfundojë në 21:48 – pothuajse 13 orë pas fillimit.

Nuk ka pushim për darkë; provimi vazhdon pa ndërprerje.

Të dhënat fizike të testeve në braille - sistem shkrimi dhe leximi për personat me shikim të dobët ose të verbër -gjithashtu kontribuojnë në kohëzgjatjen.

Kur çdo fjali, simbol dhe diagram konvertohet në braille, secila fletë provimi bëhet gjashtë deri në nëntë herë më e trashë se ekuivalenti standard.

Në Shkollën Hanbit për të Verbrit në Seul, Han Donghyun, 18 vjeç, është ndër studentët që këtë vit do të kryejnë versionin më të gjatë të provimit Suneung.

Vitit të kaluar, kishte 111 kandidatë të verbër në gjithë vendin - 99 me shikim të dobët dhe 12 me dëmtime të rënda të shikimit si Dong-hyun - sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Institutit Koreano për Kurrikula dhe Vlerësim.

Dong-hyun ka lindur krejtësisht i verbër dhe nuk mund të dallojë dritën.

Kur BBC e takoi atë në shkollë më 7 nëntor, gishtat e tij lëviznin shpejt mbi një libër praktikë në braille me pyetje nga provimet e kaluara.

Me vetëm një javë kohë para provimit, ai ishte i fokusuar në menaxhimin e qëndrueshmërisë dhe gjendjes së tij fizike. Dong-hyun do ta kryejë provimin duke përdorur fletët e testit në braille dhe një kompjuter me softuer lexues ekrani.

“Është vërtet lodhëse sepse provimi është shumë i gjatë. Por nuk ka ndonjë “truk” të veçantë. Unë thjesht ndjek orarin tim të studimit dhe përpiqem të menaxhoj gjendjen time. Kjo është e vetmja mënyrë”, tha ai.

Dong-hyun tha se pjesa e gjuhës koreane është veçanërisht e vështirë për të.

Një libër testi standard për atë pjesë ka rreth 16 faqe – por versioni në braille është afërsisht 100 faqe i gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco