Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Trieste të Italisë. Një nënë ukrainase ka vrarë me thikë djalin e saj 9-vjeçar. 55-vjeçarja Olena Stasiuk vrau djalin e saj dhe më pas u përpoq të kryente vetëvrasje.
Trupi i pajetë i fëmijës u zbulua të mërkurën në mbrëmje nga policia, e cila u njoftua nga babai i cili nuk mundi të kontaktonte gruan nga e cila ishte i divorcuar.
Ajo duhej ta kthente fëmijën, të cilin ia kishte besuar në orën 21:00. Me të mbërritur në shtëpinë në qendër të Muggia-s, policia e gjeti nënën në gjendje shoku dhe arriti të konfirmonte vdekjen e fëmijës, i cili u gjet në banjo.
Sipas raportimeve fillestare, kjo ishte një nga herët e para që ajo e mbante fëmijën vetëm. Kryetari i bashkisë së Muggia-s, Paolo Polindori reagoi lidhur me ngjarjen dhe shpalli një ditë zie.
© SYRI.net