Një burrë i dënuar për vrasjen e një mjeku u ekzekutua publikisht të martën në Iran. Dënimi për vrasjen e Dr. Davoudi u ekzekutua publikisht këtë mëngjes në Yasuj, kryeqytetin e provincës Kohgiluyeh dhe Buyir Ahmad.
Dënimi u finalizua pas një vlerësimi psikiatrik dhe konfirmimit të dënimit nga Gjykata Supreme.
“Ekzekutimi i këtij dënimi është një mesazh për ata që kërkojnë të prishin sigurinë e shoqërisë dhe të qytetarëve”, tha prokurori, Vahid Moussavian.
Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, Irani kryen ekzekutime me varje dhe ka numrin e dytë më të lartë të ekzekutimeve në botë pas Kinës. Shumica e ekzekutimeve kryhen brenda burgjeve, megjithëse herë pas here kryhen varje publike.
© SYRI.net