E frikshme në Hawaii, shpërthen vullkani, llava arrin lartësinë 300 metra!

E frikshme në Hawaii, shpërthen vullkani, llava arrin lartësinë 300 metra!

19:26, 10/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Llava po shpërthen nga krateri i vullkanit Kilauea në Hawaii prej shumë orësh, duke krijuar rryma mbresëlënëse dhe një spektakël të frikshëm natyror.

Vullkani, një nga më aktivët në botë, shpërtheu të dielën.

Episodi zgjati pesë orë, me një rrjedhë të vazhdueshme llave që herë pas here arrinte një lartësi prej më shumë se 300 metrash.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raportoi se shpërthimi tani është nën kontroll.

Ky është incidenti i 36-të i regjistruar që nga fundi i dhjetorit 2024.

Nuk ka kërcënim të menjëhershëm nga lava për zonat e populluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco