Shkon në 96 numri i të vdekurve pas shpërthimit në një xhami në Indonezi

Shkon në 96 numri i të vdekurve pas shpërthimit në një xhami në Indonezi

09:23, 10/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Numri i viktimave nga  shpërthimi i një xhamie brenda një shkollë në Indonezi, Xhakarta, është rritur nga 54 në 96, njoftoi shërbimi për shtyp i policisë së qytetit.

“Sipas të dhënave të fundit, 96 persona u vranë dhe 29 janë shtruar në spital”, tha Budi Hermanto, kreu i Byrosë së Marrëdhënieve me Publikun në policinë e Xhakartës.

Sipas raportimeve, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer nga një nxënës, i cili dyshohet se është ngacmuar nga bashkëmoshatarët e tij.

Ndërkohë, policia zbuloi një substancë pluhur të paidentifikuar në shtëpinë e të dyshuarit, e cila tani po shqyrtohet nga hetuesit., ndërkohë nxënësi i dyshuari mbetet në kujdes intensiv, pas plagëve të marra.

Sakaq, Presidenti i Indonezisë, Prabowo Subianto, sugjeroi që incidenti mund të lidhet me ndikimin e lojërave të dhunshme kompjuterike tek fëmijët.

Kujtojmë se, shpërthimi ndodhi më 7 nëntor në xhaminë e Shkollës së Mesme Nr. 72, gjatë kohës së lutjes, sipas dëshmitarëve okularë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco