Fico: Sllovakia kundër përdorimit të aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

Fico: Sllovakia kundër përdorimit të aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

17:38, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri sllovak Robert Fico ka paralajmëruar se vendi i tij do të kundërshtojë përdorimin e fondeve të ngrira ruse për të financuar mbrojtjen e Ukrainës.- Advertisement -

“Sllovakia nuk do të marrë pjesë në asnjë marrëveshje ligjore ose financiare që synon konfiskimin e fondeve të ngrira, nëse ato shpenzohen për shpenzimet ushtarake të Ukrainës”, tha Fico dje për shërbimin publik sllovak STVR.

Bashkimi Evropian po përpiqet të arrijë një marrëveshje mbi një plan për të përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse për të siguruar një kredi prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën, pa i konfiskuar këto fonde, sipas Politico-s.

Sipas Politiko, Fico më parë ka kundërshtuar lëvizjet e BE-së ndaj Moskës dhe ka kërcënuar shumë herë se do të bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë, duke përdorur veton për të marrë lëshime për çështje të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco