Trump 'mer një sy gjumë' gjatë konferencës në Zyrën Ovale, videoja bëhet virale

Trump 'mer një sy gjumë' gjatë konferencës në Zyrën Ovale, videoja bëhet virale

12:40, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një video e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, është bërë virale në mediat ndërkombëtare, ku ai shihet teksa dremit në karrige gjatë një konference në Zyrën Ovale. Pamjet tregojnë Trump me sy të mbyllur në disa momente, ndërsa në të tjera duket sikur përpiqet t’i mbajë hapur, teksa pranë tij zhvillohej konferenca për uljen e çmimeve të ilaçeve për humbjen e peshës.

Videoja është përhapur gjerësisht në rrjet dhe është përdorur nga kundërshtarët politikë të presidentit për të vënë në diskutim performancën e tij në krye të SHBA-ve. Ata kanë rikujtuar deklaratat e Trump gjatë fushatës zgjedhore, kur akuzonte ish-presidentin Joe Biden për mungesë energjie, duke e quajtur “Joe i përgjumur”.

Edhe Biden, presidenti më i vjetër në historinë amerikane, është kapur disa herë gjatë eventeve publike me sy të mbyllur, duke u bërë shpesh objekt komentesh dhe kritikash. Videoja e fundit e Trump ka ndezur sërish debatet për moshën, energjinë dhe kapacitetet fizike të presidentëve në detyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco