FAA ndalon fluturimet e avionëve MD-11 pas aksidentit fatal të UPS në SHBA

FAA ndalon fluturimet e avionëve MD-11 pas aksidentit fatal të UPS në SHBA

09:23, 09/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) njoftoi të shtunën pezullimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve me avionët e ngarkesës MD-11, pas aksidentit të rëndë të një avioni të UPS gjatë kësaj jave në Louisville të Kentakit, ku humbën jetën të paktën 14 persona. Vendimi vjen në pritje të inspektimeve të thelluara mbi sigurinë e këtij modeli.

Sipas FAA-së, direktiva emergjente u lëshua pasi motori dhe shtylla e majtë e avionit u shkëputën gjatë ngritjes, duke shkaktuar humbjen e kontrollit të aeroplanit. Rregullatori theksoi se situata paraqet rrezik serioz, që “mund të rezultojë në humbje të vazhdimit të fluturimit dhe uljes së sigurt”, ndërsa paralajmëroi se gjendja e pasigurt mund të prekej edhe avionë të tjerë të të njëjtit dizajn.

Kompanitë UPS dhe FedEx konfirmuan se tashmë kanë ulur në tokë flotën e tyre të përbashkët prej mbi 50 avionësh MD-11, pas rekomandimit të prodhuesit Boeing. UPS ka bllokuar 26 avionë, që përbëjnë rreth 9% të gjithë flotës së saj, ndërsa FedEx, që operon 28 të tillë, tha se ka aktivizuar plane emergjence për të shmangur vonesat dhe kaosin logjistik.

Boeing, që bleu programin MD-11 pas bashkimit me McDonnell Douglas në vitin 1997, deklaroi se mbështet plotësisht urdhrin e FAA-së dhe se po bashkëpunon ngushtë me autoritetet hetimore.

FAA pritet të kërkojë inspektime gjithëpërfshirëse të motorëve dhe piloneve të krahëve para se avionët të lejohen të rikthehen në qarkullim. Urdhri detyron gjithashtu kryerjen e çdo rregullimi të nevojshëm që mund të dalë nga kontrolli teknik.

Ndërkohë, hetimet për shkaqet e aksidentit vijojnë. Bordit Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) njoftoi se nuk ka arritur ende në përfundime, por konfirmoi se aeroplani 34-vjeçar u përfshi nga flakët vetëm pak sekonda pasi u ngrit rreth 30 metra nga pista, duke shkatërruar edhe dy biznese pranë aeroportit. Një nga tre motorët u shkëput nga krahu i majtë, ndërsa pilotët tentuan me urgjencë të rimerrnin kontrollin, çka u shoqërua me një alarm paralajmërues në kabinë.

NTSB po heton edhe historinë e mirëmbajtjes së avionit, i cili vetëm pak javë më parë kishte kaluar në mirëmbajtje të rëndë në një strukturë të operuar nga kompania ST Engineering në Teksas. Kompania konfirmoi se kryen shërbime për MD-11, por nuk komentoi mbi rastin konkret.

Autoritetet amerikane paralajmërojnë se urdhri i ndalimit mund të zgjasë deri në përfundimin e inspektimeve të plota dhe identifikimin e shkaqeve të sakta të defektit fatal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco