Paris, parandalohet atentati i mundshëm, arrestohen 3 të reja të radikalizuara

Paris, parandalohet atentati i mundshëm, arrestohen 3 të reja të radikalizuara

17:53, 08/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 

Autoritetet franceze kanë arrestuar tre vajza të reja 18, 19 dhe 21 vjeç të dyshuara për planifikimin e një atentati në vende publike në Paris.

Arrestimet u kryen në Lyon, Vierzon dhe Villeurbanne, vetëm pak ditë përpara përvjetorit të dhjetë të sulmeve të 13 nëntorit 2015, ku 130 persona humbën jetën në sallën e koncerteve ‘Bataclan’ dhe në zona të tjera të kryeqytetit francez.

Sipas Prokurorisë Kombëtare Antiterroriste (PNAT), vajzat dyshohet se kishin diskutuar për mundësinë e përdorimit të armëve dhe eksplozivëve, megjithëse hetimet tregojnë se nuk kishin zgjedhur ende një objektiv konkret. Autoritetet i kanë cilësuar ato si ‘të radikalizuara’, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkallën e seriozitetit të synimeve të tyre.

Avokatët e mbrojtjes kanë kërkuar kujdes, duke paralajmëruar kundër përfundimeve të nxituara. Sipas tyre, deklaratat e vajzave mund të kenë qenë më shumë shprehje të ‘fantazive apo ndjenjave të rebelimit’, sesa plane reale për dhunë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco