'Lëvizja 'Pa Mbretër' po financohet nga personi që dëshiron të sundojë botën'/ Mamdani ka tërhequr mbi 37 MILIONË dollarë nga Soros

'Lëvizja 'Pa Mbretër' po financohet nga personi që dëshiron të sundojë botën'/ Mamdani ka tërhequr mbi 37 MILIONË dollarë nga Soros

14:03, 08/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Djali i miliarderit kontrovers George Soros, Alex Soros, është shfaqur sërish në qendër të kritikave, pasi publikoi një foto nga apartamenti i tij luksoz në katin e fundit të një ndërtese në Nju Jork, duke përshëndetur zgjedhjen e Zohran Mamdanit si kryetar bashkie. Postimi i tij, i shoqëruar me mesazhin “Ëndrra amerikane vazhdon!”, po interpretohet gjerësisht si një demonstrim i hapur i ndikimit të familjes Soros në politikën e majtë amerikane.

“Shumë krenar që jam banor i New Yorkut! Urime, Kryetar Bashkie Zohran Mamdani,” shkroi Alex Soros në X, në një mesazh që kritikët e kanë cilësuar si një tjetër shembull të përpjekjes së Sorosëve për të shtrirë ndikimin e tyre në zgjedhjet lokale dhe kombëtare.

Alex Soros, i cili pasoi të atin në krye të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – një organizatë jofitimprurëse gjigante me një buxhet prej 25 miliardë dollarësh – shihet prej kohësh si pasardhësi i projektit politik të Sorosëve. Këto fondacione kanë dhuruar rreth 37 milionë dollarë për grupet e krahut të majtë që ndihmuan në ngritjen e Mamdanit, sipas raportimeve të New York Post, duke ngritur shqetësime për ndërhyrje të tepruar në proceset zgjedhore.

Reagimet kritike u shtuan pasi Mamdani, vetëm disa orë pas postimit të Alex Soros, deklaroi në “Good Morning America” se “taksat duhet të rriten për 1% më të pasur”, një propozim që shumë e shohin si hap drejt politikave ekstremisht të majta – pikërisht lloji i agjendës që Sorosët dyshohet se financojnë prej vitesh.

Presidenti Donald Trump ka akuzuar prej kohësh familjen Soros për prishjen e balancave politike në SHBA. Ai e quajti Mamdanin “komunist” dhe përsëriti se “Sorosët kanë shkaktuar dëme masive vendit”, duke i cilësuar përpjekjet e tyre financiare si pjesë të një “rrjeti radikal” që synon të riformësojë skenën politike amerikane sipas interesave të veta.

Për shumë kritikë, fotografia e Alex Soros duke festuar zgjedhjen e Mamdanit nga një penthouse luksoz është simboli më i qartë i asaj që ata e konsiderojnë “ndikim të rrezikshëm oligarkik” në demokracinë amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco