Më shumë se 2,000 fluturime në Shtetet e Bashkuara u anuluan ose u vonuan të premten, pasi autoritetet urdhëruan linjat ajrore të reduktojnë trafikun ajror për shkak të mbylljes së qeverisë federale.
Fluturimet e brendshme në 40 nga aeroportet më të ngarkuara të vendit pritet të preken ndërsa zyrtarët përpiqen të lehtësojnë presionin mbi kontrollorët e trafikut ajror. Situata është përkeqësuar nga mungesa e personelit, pasi shumë kontrollorë kanë raportuar sëmundje ose janë detyruar të kërkojnë punë të tjera, duke qenë se po punojnë pa pagesë gjatë mbylljes.
Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), kufizimet fillestare do të reduktojnë rreth 4% të fluturimeve të brendshme, me mundësi që shifra të arrijë deri në 10% javën e ardhshme. Kjo mund të ndikojë në deri 4,000 fluturime në ditë.
Ndërkohë, linjat ajrore kryesore amerikane kanë njoftuar se pasagjerët e prekur nga anulimet do të kenë të drejtë për rimbursime të plota.
© SYRI.net