Tajfuni Kalmaegi pritet të godasë një zonë më në jug krahasuar me rajonet që u prekën nga Tajfuni Ragasa në shtator. Megjithatë, shirat e dendur që kanë rënë kohët e fundit në Vietnamin qendror kanë shkaktuar përmbytje të shumta dhe kanë lënë tokën të mbuluar nga uji, ndërsa lumenjtë janë tashmë në nivele kritike.

Meteorologët paralajmërojnë se reshjet e mëtejshme pritet të përkeqësojnë situatën, duke shkaktuar përmbytje të reja në një periudhë të shkurtër kohe.
Sipas parashikimeve, sasia e reshjeve mund të variojë nga 200 deri në 400 milimetra, ndërsa modelet e avancuara kompjuterike të motit tregojnë se në disa zona të izoluara mund të bien deri në 600 milimetra shi.

Mbetjet e stuhisë pritet të ndikojnë gjithashtu në Kamboxhia dhe Tajlandën lindore, ndërsa Kalmaegi lëviz drejt brendësisë gjatë ditëve në vijim, raporton BBC.

Në Kamboxhinë veriore dhe në disa rajone të Tajlandës verilindore – përfshirë Surin, Si Sa Ket dhe Ubon Ratchathani – parashikohen deri në 150 milimetra reshje.
Autoritetet vendore po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin paralajmërimet e motit, pasi ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve të papritura.
© SYRI.net