Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet sot se mund të jetë duke punuar së bashku me Rusinë dhe Kinën për një plan të mundshëm çarmatimi bërthamor, megjithëse nuk dha asnjë detaj konkret mbi këtë nismë.
Gjatë një fjalimi në një forum biznesi në Majami, Trump deklaroi:
“Kemi rishikuar arsenalin tonë bërthamor, jemi fuqia numër një në botë në këtë fushë, edhe pse e urrej ta pranoj, sepse është diçka e tmerrshme.”
Ai shtoi se Rusia renditet e dyta dhe Kina e treta me diferencë, por sipas tij, këto dy vende pritet të arrijnë SHBA-në brenda katër ose pesë viteve të ardhshme.
“Mund të jemi duke punuar mbi një plan për çarmatim bërthamor, të treja vendet. Do të shohim nëse do të ketë rezultat,”
përfundoi presidenti amerikan.
© SYRI.net