Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

‘Një komunist që pozon me një miliarderir.’ Fotoja e Zohran Mamdanit me Alex Sorosin pas fitores në zgjedhjet për kryebashkiak të Nju Jorkut ndez rrjetin

‘Një komunist që pozon me një miliarderir.’ Fotoja e Zohran Mamdanit me Alex Sorosin pas fitores në zgjedhjet për kryebashkiak të Nju Jorkut ndez rrjetin

12:23, 05/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Alex Sorosi uroi Zohran Mamdanin për fitoren në zgjedhjet për kryebashkiak të Nju Jorkut.

Demokrati Zohran Mamdani është bërë kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut. Ndërkohë, një foto e tij me investitorin amerikan Alex Soros është bërë virale në internet. Fotoja doli në qarkullim në rrjete sociale përmes një postimi që Sorosi bëri në Instagram. Ai gjithashtu e uroi Mamdanin për fitoren në zgjedhjet bashkiake dhe shkroi: "Jam shumë krenar që jam njujorkez. Ëndrra amerikane vazhdon."

Edhe pse fotoja u publikua fillimisht në Instagram, ajo filloi të përhapej me shpejtësi në platformën X. Shumë përdorues e rishpërndanë imazhin, përfshirë një llogari me emrin @OliLondonTV. Postimi i @OliLondonTV mori mbi 14 mijë shikime dhe qindra pëlqime. Përdoruesit e X-it e mbushën seksionin e komenteve me reagime ndaj fotos ku shfaqeshin Mamdani dhe Sorosi. Njëri prej tyre shkroi: "Sa foto ironike. Një komunist që pozon me një miliarder."

Një tjetër komentoi: "Ëndrra amerikane ka vdekur në Nju Jork, pse të punosh më?"

Një përdorues tjetër shtoi: "Pra, jo të gjithë miliarderët janë të këqij, për sa kohë që mbiemri i tyre është Soros."

"Ha! Çfarë ëndrrash mund të kenë njerëzit në socializëm e komunizëm?" pyeti me tallje një tjetër komentues.

Shumë njerëz dukeshin të pakënaqur me fitoren e Zohran Mamdanit, gjë që u reflektua qartë në komentet nën postim. Një përdorues shkroi: "Ndërkohë që urren hebrenjtë dhe miliarderët, financohet prej tyre."

Një tjetër shtoi: "Ëndrra e Sorosit është makthi i çdo qytetari të ndershëm dhe amerikani punëtor."

"E po, thuhet se Sorosi e kishte zgjedhur 'djalin e mamasë' që më parë," shkroi një përdorues tjetër.

Alex Soros kishte deklaruar më herët se ishte krenar që votoi për Zohran Mamdanin në ditën e zgjedhjeve. Në një deklaratë për The New York Times, miliarderi hebre Alex Soros tha: "Jam krenar që mbështeta dhe votova për kandidatin demokrat për kryebashkiak."

Sipas raportimeve të Fox News, mbështetja e Sorosit për Mamdanin nuk ishte surprizë. Alex Sorosi është djali i George Sorosit, themelues i Open Society Foundations, që raportohet se ka dhuruar rreth 37 milionë dollarë gjatë dekadës së fundit. Këto fonde thuhet se janë shpërndarë për disa grupe të krahut të majtë që përfundimisht promovuan Zohran Mamdanin.

Fotoja e fundit e Mamdanit me Sorosin ngjalli kritika, pasi shumëkush rikujtoi një deklaratë të mëparshme të Mamdanit, ku ai kishte thënë se "nuk duhet të ketë miliarderë." Kjo deklaratë ishte bërë në korrik, gjatë një interviste me NBC News, kur ai tha: "Nuk mendoj se duhet të ekzistojnë miliarderët…"

Përdoruesit vunë në dukje se shoqërimi i tij me një investitor miliarder binte ndesh me qëndrimet që kishte shprehur më parë. Ndërsa Mamdani duket se gëzoi mbështetjen e palëkundur të Sorosit, ai sipas raportimeve nuk mori një përkrahje të ngjashme nga senatori Chuck Schumer. Sipas The New York Times, Schumer nuk e mbështeti Mamdanin dhe as nuk bëri të ditur për kë kishte votuar.

Në konferencën e tij javore për shtyp, Schumer u tha gazetarëve vetëm: "Kam votuar dhe mezi pres të punoj me kryebashkiakun e ri për të ndihmuar qytetin e Nju Jorkut."/SHBA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco