Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Rrëzohet menjëherë pas ngritjes nga toka një avion mallrash në SHBA, raportohen për të plagosur!

Rrëzohet menjëherë pas ngritjes nga toka një avion mallrash në SHBA, raportohen për të plagosur!

07:06, 05/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një avion mallrash i kompanisë UPS është rrëzuar menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville, në shtetin e Kentucky, SHBA.

Sipas policisë lokale, në vendngjarje janë raportuar persona të plagosur, ndërsa janë vënë re flakë dhe mbetje nga avioni.

Aeroporti ka njoftuar në platformën X se fusha ajrore është mbyllur përkohësisht, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë video që tregojnë re të dendura tymi që ngrihen nga zona e aeroportit.

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-ve (FAA) ka konfirmuar se bëhet fjalë për fluturimin UPS 2976, i cili u rrëzua rreth orës 17:15 me orën lokale (22:15 GMT), pak pasi ishte ngritur me destinacion Honolulu, Hawaii.

Sipas të dhënave të FAA, avioni i rrëzuar ishte një McDonnell Douglas MD-11, që po udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar “Muhammad Ali” i Louisville drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Daniel K. Inouye” në Honolulu.

Hetimet për shkaqet e aksidentit po udhëhiqen nga FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco