Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Tragjike/ Qeni sulmon një foshnjë 9-muajshe

Tragjike/ Qeni sulmon një foshnjë 9-muajshe

22:08, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tragjedi ka goditur Uellsin, pasi një foshnjë 9-muajshe ka vdekur pasi u sulmua nga një qen.

Incidenti ndodhi të dielën pasdite në Rogit, një fshat i vogël në juglindje të Uellsit, në Britaninë e Madhe.

Foshnja, e cila sipas DailyMail, ishte në shtëpinë e një të afërmi me prindërit e tij, u gjet e plagosur rëndë pas sulmit. Pavarësisht përpjekjeve të shpëtimtarëve, foshnja u shpall e vdekur në vendngjarje menjëherë pas mbërritjes së policisë dhe ambulancës.

Policia tha se qeni mund të jetë trembur nga fishekzjarrët në zonë dhe ka sulmuar foshnjën. Policia e ka marrë qenin dhe po heton nëse është një racë e ndaluar në Uells.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco