Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës, mijëra qytetarë vijojnë marshimin në Tiranë, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Tërmeti i fuqishëm goditi Afganistanin: ndërtesa të shkatërruara, të paktën 20 të vdekur

Tërmeti i fuqishëm goditi Afganistanin: ndërtesa të shkatërruara, të paktën 20 të vdekur

18:42, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një tërmet i fuqishëm ka goditur provincën veriore Samangan të Afganistanit, duke shkaktuar të paktën 20 viktima dhe mbi 640 të plagosur, sipas autoriteteve vendase. Lëkundjet e forta kanë shkatërruar qindra shtëpi dhe ndërtesa, duke i lënë banorët të pastruan rrënojat në kërkim të të mbijetuarve.

Sipas raportimeve zyrtare, 25 nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe numri i viktimave pritet të rritet, pasi shumë persona ndodhen ende nën rrënoja. Të mbijetuarit kanë përshkruar skena dramatike, ndërsa nxirrnin trupat e viktimave dhe ndihmonin të plagosurit me mjetet e pakta që kishin në dispozicion.

Autoritetet vendore dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për të ofruar ndihmë emergjente, ndërkohë që mungesa e infrastrukturës dhe kushtet e vështira e bëjnë procesin e kërkim-shpëtimit shumë të ngadaltë.

Afganistani, një vend me ekonomi të brishtë dhe me shumë ndërtesa rurale të ndërtuara me tulla balte dhe dru, mbetet jashtëzakonisht i cenueshëm ndaj fatkeqësive natyrore si tërmetet. Ky incident vjen pas një serie goditjesh sizmike që kanë tronditur rajonin muajt e fundit, duke e lënë popullsinë lokale në frikë të vazhdueshme për jetën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco