Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Përmbytjet në Indonezi, 13 fëmijë humbin jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut në qytetin e Papuan

Përmbytjet në Indonezi, 13 fëmijë humbin jetën për shkak të rrëshqitjes së dheut në qytetin e Papuan

12:58, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të paktën 15 persona, mes tyre fëmijë, janë zhdukur dhe dyshohet se kanë humbur jetën pas një rrëshqitjeje të dheut të shkaktuar nga reshjet e dendura që goditën provincën më lindore të Indonezisë, Papuan, njoftoi një zyrtar lokal.

Sipas Alfredo Agustinus Rubiak, shef i policisë së rajonit Duga, 13 nga viktimat ishin fëmijë të moshës 8 deri në 17 vjeç.

Ai se fëmijët po ktheheshin në shtëpi pas një loje volejbolli, kur tentuan të kalonin një lumë në momentin që përmbytjet shpërthyen papritur. Fillimisht, ata u strehuan mbi disa shkëmbinj të mëdhenj, por rrjedha e ujit ishte aq e fuqishme, sa i mori përpara.

Disa prej fëmijëve u zunë poshtë nga shkëmbinjtë që u rrëshqitën për shkak të shiut, shtoi Rubiak.

Aktualisht, banorët, policia, ushtria dhe shërbimi lokal i emergjencave po vazhdojnë kërkimet për viktimat, megjithëse terrani i ashpër shkëmbor e vështirëson ndjeshëm operacionin.

Sipas zyrtarit, autoritetet kanë nevojë për helikopter për të arritur në zonën e prekur; përndryshe, do t’u duhej të ecin për tetë orë nga qyteti më i afërt.

Operacioni i shpëtimit komplikohet edhe më shumë nga fakti se zona konsiderohet “zonë e kuqe” për arsye sigurie, theksoi Rubiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco