Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Ahmad al-Sharaa i pari president sirian në Shtëpinë e Bardhë në më shumë se 80 vjet

Ahmad al-Sharaa i pari president sirian në Shtëpinë e Bardhë në më shumë se 80 vjet

21:30, 02/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti sirian, Ahmad al-Sharaa do të realizojë vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në histori nga një president i vendit, për të hapur një “kapitull të ri” në marrëdhëniet mes Damaskut dhe Washingtonit, deklaroi ministri i Jashtëm Assad al-Shaibani.

“Presidenti Ahmad al-Sharaa do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në fillim të nëntorit”, tha Shaibani gjatë një fjalimi në Bahrein. “Sigurisht, kjo është një vizitë historike. Është vizita e parë e një presidenti sirian në Shtëpinë e Bardhë në më shumë se 80 vjet”, shtoi Shaibani.

I dërguari i posaçëm amerikan Tom Barrack, i cili gjithashtu shërben si ambasador i SHBA-së në Turqi, tha për Axios se vizita do të zhvillohet në javën e dytë të muajit, më 10 nëntor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco