Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Marinsat amerikanë kryejnë stërvitje zbarkimi dhe infiltrimi në Karaibe

Marinsat amerikanë kryejnë stërvitje zbarkimi dhe infiltrimi në Karaibe

19:44, 02/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Departamenti amerikan i Luftës ka bërë të ditur se Trupa e Marinsave ka kryer stërvitje zbarkimi dhe infiltrimi në Karaibe.

Stërvitja vjen në një moment kur ushtria amerikane po rrit praninë në rajon dhe teksa spekulohet për një sulm të mundshëm ndaj Venezuelës.

Komanda jugore e Shteteve të Bashkuara ka publikuar në rrjetin “X” një mesazh të shoqëruar me një video ku sinjalizohet se njësia e 22-të e ekspeditës së marinsave ka kryer operacione stërvitjeje në Porto Riko.

Në video shfaqet një mjet amfib që transporton trupa, mjete dhe pajisje në kuadër të një operacioni të mbështetur nga helikopterë, nga të cilët zbresin marinsat.

“Forcat amerikane janë vendosur në Karaibe në mbështetje të misionit të Komandës Jugore, të operacioneve të Departamentit të Luftës dhe të prioriteteve të presidentit të Shteteve të Bashkuara për t’i bërë kontrast trafikut të drogës dhe për të mbrojtur atdheun”, thuhet në postimin online.

Ndërkohë, sulmi i fundit amerikan ndaj një anijeje që dyshohej se transportonte drogë në Karaibe ka lënë të vdekur tre persona.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Pentagonit, Pete Hegseth. “Kjo anije, ashtu si të gjitha të tjerat, njihej nga shërbimet tona të inteligjencës për përfshirje në trafikun e paligjshëm të narkotikëve”, ka deklaruar Hegseth.

Ai ka shtuar se në mjetin lundrues ndodheshin tre persona, sipas tij narko-terroristë, dhe se sulmi ndodhi në ujëra territoriale ndërkombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco