Dy persona të tjerë janë arrestuar pasi akuzohen për vjedhjen në Muzeun e Luvrit muajin e kaluar, njoftoi Zyra e Prokurorit të Parisit.
Një grua 38-vjeçare është akuzuar për pjesëmarrje në vjedhje të organizuar dhe komplot kriminal me qëllim kryerjen e krimit. Ndërkaq, një burrë 37-vjeçar është akuzuar për vjedhje dhe komplot kriminal. Të dy kanë mohuan përfshirjen e tyre.
Ndërkohë më parë dy persona janë arrestuar për këtë grabitje, dhe zyrtarët kanë deklaruar ata kishin pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre në grabitje.
Stolia me vlerë 88 milionë euro u vodh nga muzeu më i vizituar në botë më 19 tetor.
Të dy janë vendosur nga gjykata të qëndrojnë në paraburgim.
Në sistemin gjyqësor francez, një i dyshuar që vendoset “nën hetim” zakonisht – por jo gjithmonë – përballet më pas me gjyq. Një magjistrat hetues caktohet për të drejtuar hetimin, duke shqyrtuar në teori material që mund ta justifikojë ose komprometojë të dyshuarin.
Ndërkohë, i dyshuari mund të mbetet në paraburgim nëse gjyqtari e vlerëson si rrezik për publikun, ose nëse mund të ikë, ose të bashkëpunojë me të tjerët për të manipuluar prova. Ky argument përdorë për të justifikuar paraburgimin e gruas 38-vjeçare.
Roli i dyshuarit të dytë – burri 37-vjeçar – nuk është ende i qartë. Por kur pesë të dyshuarit u arrestuan të mërkurën, prokuroria njoftoi se njëri prej tyre ishte i lidhur me vendin e krimit përmes ADN-së.
Kjo nënkupton se ai dyshohet të jetë një nga dy burrat që qëndruan në rrugë gjatë grabitjes.
I dyshuari i katërt që ishte në vendngjarje ende nuk është kapur.
Tre persona të tjerë, të mbajtur më herët gjatë javës, janë liruar pa u akuzuar, shkruan BBC.
© SYRI.net