Një tubim masiv ultra-ortodoks hebre kundër rekrutimit ushtarak u shndërrua në vdekje në Jerusalem të enjten, kur një djalë adoleshent u rrëzua për vdekje gjatë demonstratës.
Sipas mediave izraelite, rreth 200 mijë persona, kryesisht burra dhe djem, dolën në rrugë për të kundërshtuar detyrimin për shërbim ushtarak, duke bllokuar autostradën Route 1 që çon drejt Jerusalemit.
Në pamjet e publikuara nga mediat vendase shihen disa protestues, të cilët kishin hipur mbi kulme ndërtesash, vinça dhe madje mbi një pompë karburanti. Shërbimi izraelit i urgjencës njoftoi se një 15-vjeçar u rrëzua për vdekje, ndërsa policia ka hapur një hetim për incidentin.
Çështja e përjashtimit të ultra-ortodoksëve nga ushtria ka qenë prej kohësh burim përçarjesh të thella në shoqërinë izraelite dhe ka shtuar presionin politik ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Udhëheqësit fetarë ultra-ortodoksë theksojnë se përkushtimi i të rinjve ndaj studimeve të shkrimeve të shenjta është i shenjtë dhe frikësohen se rekrutimi do t’i largonte nga jeta fetare.
Gjykata Supreme e Izraelit ka urdhëruar vitin e kaluar t’i jepet fund përjashtimit të ultra-ortodoksëve nga detyrimi ushtarak, ndërsa parlamenti izraelit vijon të përballet me vështirësi për të miratuar një ligj të ri për rekrutimin.
© SYRI.net