Kina miraton marrëveshjen për transferimin e TikTok tek kompanitë amerikane

Kina miraton marrëveshjen për transferimin e TikTok tek kompanitë amerikane

17:33, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kina ka dhënë miratimin për marrëveshjen e transferimit të aplikacionit të njohur të videove të shkurtra TikTok tek kompanitë amerikane.

Lajmin e konfirmoi Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Besant, pas takimit mes presidentit Donald Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping.

‘Sot në Kuala Lumpur finalizuam marrëveshjen e TikTok me kushtet që Kina ka miratuar, dhe pres që ajo të ecë përpara në javët dhe muajt e ardhshëm. Së shpejti do të shohim një zgjidhje përfundimtare për këtë çështje,’ deklaroi Besant për Fox Business Network.

Edhe Ministria e Tregtisë e Kinës reagoi zyrtarisht, duke theksuar se do të trajtojë ‘në mënyrë të përshtatshme’ çështjet që lidhen me TikTok në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Ky zhvillim pritet të hapë rrugën për një kompromis të shumëpritur mes Uashingtonit dhe Pekinit mbi kontrollin dhe sigurinë e të dhënave të përdoruesve të aplikacionit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco