Orteku godet kampin e turistëve në Nepal

Orteku godet kampin e turistëve në Nepal

12:18, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ortek masiv ka goditur një kamp me tenda të turistëve në Nepal, duke shkaktuar frikë dhe panik mes të pranishmëve. Masa e madhe e borës u përplas me shpejtësi mbi kamp, duke mbuluar tendat dhe duke e bërë thuajse të pamundur dukshmërinë.

Autoritetet lokale njoftuan se, për fat të mirë, nuk u raportua asnjë person i lënduar. Sipas tyre, forca goditëse e ortekut u zbut pasi arriti në afërsi të pllajës malore ku ndodhej kampi.

Ngjarja ndodhi më 26 tetor, ndërsa ekipet e shpëtimit monitorojnë zonën për të siguruar që nuk ka pasojë të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco