17-vjeçari vdes në Melbourne pasi u godit nga topi i kriketit

17-vjeçari vdes në Melbourne pasi u godit nga topi i kriketit

11:10, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një adoleshent australian ka humbur jetën pasi u godit nga një top kriketi gjatë një seance stërvitore në Melbourne.

Ben Austin, 17 vjeç, po stërvitej me helmetë por pa mbrojtëse qafe, në rrjetat e kriketit në Ferntree Gully të martën kur u godit në qafë nga një top i hedhur me një hedhës topash dore.

Punonjësit e urgjencës mbërritën në vendngjarje rreth orës 17:00 sipas orës lokale (06:00 GMT) përpara se Beni të dërgohej me urgjencë në spital në gjendje kritike.

 Ai u vu në mbështetje jetësore, por vdiq të enjten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco