Uragani Melissa shkakton mbi 30 viktima dhe shkatërrime masive në Karaibe

Uragani Melissa shkakton mbi 30 viktima dhe shkatërrime masive në Karaibe

09:53, 30/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën dhe dëme të mëdha materiale janë raportuar pasi uragani Melissa goditi rajonin e Karaibeve, duke përfshirë Xhamajkën, Haitin, Republikën Dominikane dhe Kubën, raporton Sky News.

Zyrtarët lokalë kanë konfirmuar 25 viktima në Haiti, tetë në Xhamajka dhe një në Republikën Dominikane.

Pamjet ajrore tregojnë qytete tërësisht të shkatërruara nga stuhia, e cila goditi tokën të martën, më 28 tetor, si një uragan i kategorisë 5, me erëra që arritën deri në 295 kilometra në orë.

Uragani Melissa, një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë në Atlantik, u dobësua të mërkurën në mëngjes kur arriti në Kubë, por gjithsesi shkaktoi dëme të konsiderueshme, duke rrëzuar shtëpi, shkatërruar rrjetet elektrike dhe bllokuar rrugët kryesore.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë ekipe shpëtimi dhe reagimi emergjent për të ndihmuar në përpjekjet e rimëkëmbjes në Karaibe. Ai shtoi se autoritetet amerikane po koordinohen ngushtë me qeveritë e Xhamajkës, Haitit, Republikës Dominikane dhe Bahamasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco