Uragani Melissa arrin Kategorinë 5, Xhamajka në alarm për përmbytje katastrofike

Uragani Melissa arrin Kategorinë 5, Xhamajka në alarm për përmbytje katastrofike

12:57, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Uragani Melissa është forcuar në një stuhi të Kategorisë 5, duke u bërë një nga më të fuqishmet e këtij sezoni, njofton Qendra Kombëtare e Uraganeve e SHBA-së. Erëra të dëmshme, reshje të dendura dhe përmbytje katastrofike priten të godasin Xhamajkën gjatë ditës së sotme dhe natës në vijim.

Sipas njoftimit zyrtar, stuhia ndodhet aktualisht 505 kilometra në jugperëndim të Gjirit të Guantanamos, në Kubë, dhe po regjistron erëra maksimale deri në 260 kilometra në orë. Autoritetet paralajmërojnë banorët të marrin masa urgjente sigurie, ndërsa vala e parë e stuhisë pritet të godasë brigjet jugore të Xhamajkës brenda orëve të ardhshme.

Qendra e Uraganeve shton se nga nesër deri më 30 tetor, Melissa pritet të përshpejtojë lëvizjen drejt jugperëndimit, duke rritur rrezikun për rajonet bregdetare dhe ishujt përreth Karaibeve. Autoritetet vendase janë në gatishmëri të plotë për evakuime të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco