Trump i përgjigjet Putinit: Në vend që të testosh raketat bërthamore, jepi fund luftës

Trump i përgjigjet Putinit: Në vend që të testosh raketat bërthamore, jepi fund luftës

12:00, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend që të testojë një raketë me energji bërthamore, duke shtuar se SHBA-ja ka një nëndetëse bërthamore të pozicionuar pranë brigjeve të Rusisë.

Putini ka thënë të dielën se Rusia kishte testuar me sukses raketën e saj të lundrimit me energji bërthamore Burevestnik, një armë për të cilën Moska thotë se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse.

I pyetur në Air Force One rrugës për në Japoni, në lidhje me testin e raketës për të cilën Moska ka thënë se kishte arritur distancën prej 14,000 km, Trump i ka kujtuar Putinit se SHBA-ja kishte një nëndetëse bërthamore pranë brigjeve të Rusisë.

“Duhet t’i jepni fund luftës, lufta që duhej të kishte zgjatur një javë tani është në vitin e saj të katërt, kjo është ajo që duhet të bëni në vend që të testoni raketa”, ka thënë Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco