Presidenti i Brazilit: Një marrëveshje tregtare me SHBA-në do të arrihet së shpejti

Presidenti i Brazilit: Një marrëveshje tregtare me SHBA-në do të arrihet së shpejti

09:48, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva  ka deklaruar se pret që një marrëveshje tregtare midis vendit të tij dhe Shteteve të Bashkuara të arrihet në ditët në vijim, e cila mund të ulë tarifat e vendosura ndaj Brazilias nga presidenti i SHBA-së Donald Trump  në mes të një lufte tregtare.

Jam i bindur se brenda pak ditësh do të arrijmë një zgjidhje përfundimtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit në mënyrë që jeta të mund të vazhdojë të jetë e bukur dhe e lumtur”, tha Lula në Kuala Lumpur.

Presidenti brazilian u takua me homologun e tij amerikan në kuadër të samitit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Ai shtoi se Trump e siguroi se do të arrinin një marrëveshje.

Takimi që pata me Presidentin Trump shkoi çuditërisht mirë. Nëse do të varej nga unë dhe ai, do të kishte një marrëveshje”, shtoi ai.

Trump është i bllokuar në një ngërç politik dhe tregtar me homologun e tij brazilian. Pas një periudhe të gjatë tensioni, marrëdhëniet midis Trump dhe Lula filluan të përmirësoheshin kur të dy udhëheqësit u takuan shkurtimisht në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco